Broker at Ideal Home Albania
Ne blerjen e një shtëpie apo dhe njësie biznesi njerëzit shpesh hasen me problematika të shumëllojshme, koha është e pamjaftueshme, nuk kanë njohuritë e duhura rreth pasurisë së paluajtshme, nuk kanë njohuri rreth transaksioneve apo planit urbanistik të zones etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera eshte e domosdoshme kontakti me një agjent imobiliar i cili është i pajisur me të gjithë njohuritë e duhura lidhur për pasurinë, vlerën e cmimit, të dhëna rreth ndërtimit apo elementeve funksional të pasurisë, statusin juridik, procedurat e shit-blerjes etj. Agjenti në këto raste është një vlerë e shtuar në këtë proces pasi bën një punë kërkimore mjaft intensive dhe cilësore për t’u krijuar lehtësitë maksimale në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim final realizimin e transaksionit me sukses, fitimin e dy klienteve të rinj (shitës-blerës apo qeramarrës-qeradhënës), fitimi monetar për agjentin.
Language: English, Albania