About Us

Rreth nesh

Ky brand, pikënisjen e të cilit e shenjoi ne vitin 2024, falë pasionit dhe përkushtimit sipas nevojave të tregut ende të brishtë. Një rrugë pak të thuash e vështirë, por që rezultoi në rritjen e punës së përditshme te palodhur u kthye në ushqim për pasionin e përkushtimit tonë në lidhje me nevojat e njerëzve, që hasnin vështirësi në rrugëtimin e tyre për gjetjen e shtepive te tyre.
Tregu imobiliar eshte duke u zhvilluar gjithmone e me shume ne vendin tone dhe nevoja e bleresve per tu sherbyer sa vjen e rritet. Bizneset kryesore te cilat angazhohen per te sherbyer ne kete fushe jane Agjensite Imobiliare.
Ne në IDEALHOME  besojmë fort se për të ofruar një shërbim cilësor ndaj klientëve, dhe për të përfaqësuar interesat më të mirë të tyre, duhet të përpiqemi në radhë të pare të zhvillojmë dhe të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme aftësitë tona profesionale. Për këtë arsye të gjithë agjentët
tanë e kanë kusht thelbësor trajnimin profesional periodik, gjatë së cilit ata aftësohen dhe azhornohen me praktikat ndërkombëtare të ndërmjetësimit  mbi pasuritë e paluajtshme Roli i Agjentit imobiliar ne gjetjen e “pasurisë së ëndrrave “
Kur bëhet fjalë për të kryer transaksione të mëdha sic mund të jetë blerja e një shtëpie apo dhe njësie biznesi njerëzit shpesh hasen me problematika të shumëllojshme, koha është e pamjaftueshme, nuk kanë njohuritë e duhura rreth pasurisë së paluajtshme, nuk kanë njohuri rreth transaksioneve apo planit urbanistik të zones etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera eshte e domosdoshme kontakti me një agjent imobiliar i cili është i pajisur me të gjithë njohuritë e duhura lidhur për pasurinë, vlerën e cmimit, të dhëna rreth ndërtimit apo  elementeve funksional të pasurisë, statusin juridik, procedurat e shit-blerjes etj. Agjenti në këto raste është një vlerë e shtuar në këtë proces pasi bën një punë kërkimore mjaft intensive dhe cilësore për t’u krijuar lehtësitë maksimale në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim final realizimin e transaksionit me sukses, fitimin e dy klienteve të rinj (shitës-blerës apo qeramarrës- qeradhënës), fitimi monetar për agjentin.
Agjenti imobiliar ka një profesion i cili ruan një lidhje të ngushtë me klientin madje mund të themi se është hallka e parë e suksesit të një agjensie, prandaj ai duhet të karakterizohet nga inegriteti, serioziteti, përkushtimi dhe pasioni për ta bërë punën që ka zgjedhur. Një agjent imobiliar duhet të ruajë etikën dhe të ketë një komunikim miqësor, të
qartë dhe profesional me klientet. Klienti duhet të jetë parësori në marrdhënien me agjentin, dhe nëse trajtohet si i tillë dhe suksesi është i garantuar për agjentin.Puna më e madhe e një profesionisti imobiliar qëndron tek sjellja e tij karshi detyrave që ka dhe përgjigjia e tij ndaj kërkesave të klientit. Thelbi i gjithë arritjeve është përkushtimi ndaj të
gjitha detajeve të procesit qoftë shitje, blerje, qeradhënie  apo thjesht këshillim. Profesionalizmi, qetësia dhe vullneti janë ato cilësi që i duhen një agjenti për të qënë i arrirë në profesion por edhe për të gjeneruar të ardhura cka është e rëndësishme për cdokënd që përfshihet në marrëdhenie punë.

Compare listings

Compare